Ngjarje tragjike në Tetovë / Shembet muri, humbin jetën dy punëtorë

Dy punëtorë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një muri në fshatin Shipkovicë të Tetovës, përcjell KlanM.

Siç njofton Tv Koha, dy punëtorët kanë qenë duke punuar për riparimin e murit nga shembja e dheut që kishte ndodhur pak ditë më parë.

Në vendngjarje ka shkuar edhe kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Njëri prej punonjësve që kanë humbur jetën, sic njoftohet është nga fshati Sellcë.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe policia./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share