Ngjarje horror në RMV, gjendet e vrarë 14-vjeçarja e rrëmbyer dhe i moshuari – arrestohen tre persona

5 të dyshuar, mes tyre edhe babai i vajzës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Një vajzë 14-vjeçare është gjetur e vrarë në rrethinat e Shkupit, pasi ishte zhdukur që prej datës 27 Nëntor. Prokuroria Publike njoftoi se në afërsi të trupit të vajzës është gjetur edhe 74-vjeçari Pançe Zhezhovski.

Të dy trupat janë gjetur në rrethinën e Velesit nga ana e policisë. Sipas prokurorisë, pas vrasjeve qëndrojnë të njëjtët persona të dyshuar të etnisë maqedonase.

Sipas autoriteteve, vajza Vanja Gjorçevska është marrë me automjet nga hyrja e banesës së saj dhe është konstatuar se është vrarë të njëjtën ditë rreth orës 10:00, thonë nga Prokuroria.

Sipas deklaratave të vajzës së 74-vjeçarit, që punonte si berber, dy viktimat nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Mes 5 personave që janë të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska është dhe babai i saj, shkruan media në Maqedoninë e Veriut.

Ai është pyetur në polici gjatë natës së mbrëmshme. Ndërsa një tjetër i dyshuara mendohet se është larguar jashtë vendit. 3 prej të ndaluarve u lanë në paraburgim për 48 orë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share