Ngel përllogaritja dimërore e kohës, të dielën akrepat e orës lëvizin një orë mbrapa

Nuk ka ndryshim të sistemit për llogaritjen e kohës. Të dielën në ora tre akrepat e orës do ti lëvizim për një orë mbrapa, njoftuan për portalin 360grad nga Qeveria e RMV.

Mundësia për mbajtjen e orës verore erdhi në fillim të muajit, ndërsa detyra e Qeverisë ishte që për mundësinë e këtillë të shoh analizat e Ministrisë së Ekonomisë.

Detajet nga analizat e Ministrisë së Ekonomisë dhe vendimi për rikthimin e llogaritjes dimërore të kohës do të sqarohen gjatë ditëve në vijim. / KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share