Ngecja e eurointegrimeve: Ekspertët – të ulen tonet, elitat politike nuk duan të rrezikojnë!

“NDARJA E TIRANËS NGA SHKUPI NUK DUHET TË NDIKOJË NË RRITJEN E EUROSKEPTICIZMIT”

Ndarja e Tiranës nga Shkupi në rrugëtimin evropian ka shkaktuar reagime në skenën politike në vend dhe jo vetëm. Zhgënjime, akuza, përgjegjësi dhe kërkimi I fajtorëve, përse vendi mbeti në “dhomën e pritjes” së BE-së.

Ekspertët nuk janë të befasuar nga ndarja e Shkupit dhe Tiranës në rrugën drejt BE-së. Duke marrë parasysh situatën rreth cështjeve të hapura për ndryshimet kushtetuese dhe ndjenjat e popullit lidhur me këto ndryshime, vlerësojnë se për momentin shumë vështirë mund të ketë marrëveshje.

Zgjidhja shihet tek negociatat më racionale me Bullgarinë.

“E para është t’i shikojmë gjërat deri në fund, që do të thotë të ulim ngadalë tonet me Bullgarinë dhe të përpiqemi të flasim më racionalisht, e dyta është të injorosh problemin i cili ka të ngjarë të metastazojë dhe të bëhet më i madh me kalimin e kohës. Shpresonim që problemi me Greqinë të zvogëlohej, por pamë që koha nuk po funksiononte për ne, të mos e përsërisim të njëjtin gabim. Shqipëria është më e mira, mirë që nisën negociatat. Unë e kuptoj emocionin e njerëzve që duan që ne të mos dorëzohemi në mosmarrëveshje dhe që Bullgaria të na detyrojë të bëjmë kompromis, por fakti është se kështu është hartuar rruga jonë në Kornizën Negociatore dhe nuk do të ndryshojë” – tha Nenad Markoviq.

Një pjesë e rekomandimeve ishte që të lehet hapësirë për të qetësuar retorikën në raportet Shkup – Tiranë. Ajo që është me rëndësi, sipas ekspertëve, kjo cështje, nuk duhet të ndikojë në rritjen e euroskepticizmit.

“Sinqerisht mendoj se këtë nuk duhet ta shohim si fundin e botës dhe të lejojmë që të ndikojë në rritjen e euroskepticizmit, pse, sepse Shqipëria tek tani i fillon negociatat. E shohim se shtete të tjera që i kanë filluar negociatat shumë kohë më parë si Mali i Zi dhe Serbia, janë akoma larg për t’u bërë vende anëtare të BE-së. Kjo dmth se nëse ekziston vullnet edhe në Sofje edhe në Shkup që të bëhen disa hapa urgjente për zgjidhje, të rivendosen marrëdhëniet e mira, të tejkalohen çështjet që pengojnë, ne mund ta kompensojmë këtë ngecje” – tha Ana Kërstinovska.

Këto komente u bënë gjatë panel diskutimit me temë “E ardhmja evropiane e rajonit dhe aktorët e jashtëm shtetëror në organizim të Fakultetit Filozofik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” dhe Fondacionit Konrad Adenauer në Shkup. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share