Pesë lopët dhe dy viçët që Besir Abdi kishte blerë në tregun e kafshëve në vend se të shkonin në shtallë në fshatin Bllacë, përfunduan në stacionin policorë.
Abdi thotë se policia ja sekuestroi kafshët pa i treguar ndonjë arsye. Veç sekuestrimit, Abdi deklaron se për shtatë deri më tetë orë e kanë mbajtur edhe atë në stacionin policorë.
“Pesë lopë dhe dy viça i kam ble dje në pazar. Kam pas document që I kam ble lopët, i kam pru këtu për t’i dërguar në Fshatin Bllacë, ku edhe e kam shtallën, më ndaloi policia, u’a kam tregu dokumentet që i kam në rregull, më thanë që duhet ta thirrim inspektoriatin. Erdhi inspektoriati dhe më thanë, në rregull, por pazari nuk punon, ku munde ti blesh këta lopë? Dokumentet e kafshëve mi kanë kthyer përsëri mua” – tha Besir Abdi.
Besiri tregon se pasi ja sekuestruan, në mungesë të hapsirave për kujdesje, policia e obligoi që kafshët e sekuestruara me mjetin personal transportues, t’i dërgojë në lokacion të përcaktuar nga policia e që ndodheshte në fshatin Studeniçan.
Transporti i kafshëve të sekuestruara nga stacioni në Mirkoc deri në Studeniçan është bërë me përndjekje policore.
“Më kanë kapur në ora rreth orës 13 pas dite më kanë mbajtur në stacion deri në ora 22:00. Në ora 22 u kamë thënë se unë kafshët nuk i dërgoj askund, do qëndroj unë në stacion por kafshët nuk i dërgoj askund. Më thanë, e ke patjetër t’i dërgosh ti sepse ne nuk kemi transport, i kam dërgu te Mishtorja Xheza. Pse? Më thanë duhet t’i dërgojmë atje sepse ne nuk kemi ku t’i mbajmë. Po, me përcjellje m’kan çu me përcjellje prej Mirkocit deri në fshatin Studeniçan edhe aty i kanë shkarkuar lopët dhe i kemi lënë aty” – tha Abdi.
Për Klan Maqedoni ndërkohë janë prononcuar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.
Thonë se pas një denoncimi nga Stacioni Policor i Mirkovcit, gjatë transportit të kafshëve në territorin e Komunës Çuçer Sandevë, kanë marrë dhe përkohësisht kanë konfiskuar 5 lopë dhe 2 viça.
Edhe pse Abdi siguron se posedon dokumentacionin e nevojshëm, nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, thonë se kafshët janë sekuestruar në mungesë të dokumentacionit për gjendjen shëndetësore të kafshëve.
“Kafshët janë marrë për shkak se për ta, personi që i ka transportuar nuk ka poseduar certfikata valide për situatën shëndetësore të kafshëve, kurse pasaportë ka patur vetëm për një kafshë, dokumente të obligueshme gjatë transportit/lëvizjes së kafshëve. Asnjë nga kafshët nuk ka qenë e identifikuar në mënyrë adekuate me etiketa veshi, respektivisht një pjesë kanë qenë të identifikuar kurse një pjesë tjetër jo” – thonë nga Agjencia për Veterinari.
Nga kjo Agjenci thonë se kundër kryerësit në mënyrë plotësuese do të inicohet kallëzim adekuat kundërvajtës.
Përgjigje për këtë rast ende nuk kemi nga MPB. /tvklan.mk/