Nga Tirana në “La Scala”, violinistja Suela Piciri rrëfen jetën përmes muzikës

Violinistja e njohur shqiptare, Suela Piciri, e cila sot është pjesë e orkestrës së teatrit të madh italian “La Scala”, ishte e ftuar këtë të enjte në “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus.

Piciri ka treguar fillimet e saj, se si ka qenë kontakti i saj me violinën dhe kush e zbuloi talentin.

Ndërsa ka rrëfyer edhe momentin kur shkoi në Itali dhe se si u bë pjesë e orkestrës së “LA Scala”.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Violina është instrumenti i zemrës për ty?

Suela Piciri: Violina është bërë një pjesë e trupit që zgjatet. Është një instrument që më ka shoqëruar gjithë jetën, kam ndarë çdo lloj emocioni. Edhe në diskutimin me artistë në “La Scala” po diskutonim këtë pjesë që ndodh me instrumentin.

Brikena Prifti: Kur ka nisur për ty raporti me violinën?

Suela Piciri: Unë me familjen time nuk ka asnjë lloj lidhjeje, prindërit nuk janë artistë. E kam nisur rastësisht, pasi këndoja bukur., Kisha komshi një profesor violine Bato Gashi, i cili flet me prindërit e miq ë thotë ka zë muzikor pse mos ta provojmë. Ka qenë fare rastësore fillimi im me violinën.

Brikena Prifti: Si ka qenë më pas ndjesia kur preke violinën?

Suela Piciri: Kam qenë një fëmijë lozonjar, më pëlqente loja dhe violina. Në fillimet e para violina kërkon shumë durim. Për një fëmijë në rastin tim ka qenë një cikë vuajtje, nuk më pëlqente shumë. KA qenë mamaja ime që ka investuar, shumë, insistoi dhe besoi në talentin tim, edhe pse nuk kishte lidhje me artin. Në moshën 14-vjeç u bë një pasion për mua, dhe tashmë e quaj veten me fat që mora këtë drejtim.

Brikena Prifti: Kur ka qenë momenti që more sodisfaksionin e parë?

Suela Piciri: Fillimet e para në fëmijëri kam patur kënaqësitë e vogla, më ka ndihmuar orkestra. Edhe sot që jam pjesë e orkestrës në “La Scala” e kam ndier vetën gjithmonë një gur në një mozaik të madh. Puna në grup mua më jep kënaqësi të veçantë, aty kanë qenë fillimet e mia të kënaqësisë. Në moshën e adoleshentësh kur fillon dhe kuptoni rëndësinë e violinës, duke patur dhe afërsinë e një pedagogeje të cilën sot e përshëndes quhet Brunilda Stefani, e cila më dha shumë dashuri dhe besim. Unë nuk ka qenë fëmijë që e kam dashur me dhunë apo me zor, ajo gjeti një mënyrë që për mua ishte ideale. Ajo ka punuar me shumë pasion.

Brikena Prifti: Kur ka qenë kontakti me publikun e huaj?

Suela Piciri: Ne kemi qenë vend i izoluar, por unë kam patur fatin të isha pjesë e një orkestre vbirtuoze të drejtuar nga Zhani Ciko, i cili në atë kohë bëri një punë të jashtëzakonshme, dhe ky formacion harqesh, ku zgjidhej ajka e artistëve shqiptarë, kanë qenë turnetë e parë të kësaj orkestre që krijuam kontaktin me publikun e huaj.

Brikena Prifti: Si ishte ndjesia?

Suela Piciri: Për mua është një përgjegjësi sa herë kthehem në Shqipëri. Jashtë shtetit jam më e lirë, këtu kam një lloj trysnie, janë profesorët, janë miqtë, është një miks emocionesh. Vij pak më rrallë.

Brikena Prifti: Unë përmenda në hyrje “La Scalën” si ka qenë momenti i parë kur ke interpretuar?

Suela Piciri: Kur ika 14 vite përpara, nuk kisha menduar se do të ikja nga Shqipëria, gjendesha në ato kushte që isha, por më pëlqente të kontribuoja në vendin tim. Por erdhën punët në atë mënyrë, njoha tim shoq që është italian dhe thashë po e provoj, por gjithmonë me kokën mbrapa. Ndoshta dhe frika se çfarë më pret.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share