Nga sot, Kosova udhëton pa viza! 32 udhëtime drejt vendeve të BE në ditën e parë

Bajrush Rrahmani nga Ferizaj është nisur drejt Vjenës për të kaluar dy ditë të pushimeve në këtë qytet. Për here të parë po udhëton pa vizë, pasi nga sot ka hyrë në fuqi liberalizimi i vizave me vendet e BE së edhe për qytetarët e Kosovës.

Thotë se burokracia për të marrë një vizë, numri i madh i dokumenteve dhe pritja e gjatë ka bërë që shpesh në të kaluarën të hiqte dorë nga udhëtimet. Edhe shumë qytetarë të tjerë mezi kishin pritur 1 janarin për të udhëtuar pa viza drejt vendeve të BE-së. Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese, do të organizojë udhëtimin e parë pa viza për fituesit e një lotarie.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë paraparë 32 fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” drejt vendeve të BE-së. Autoritetet thonë se janë të përgatitur për këtë numër të udhëtarëve, por se janë duke investuar edhe në hapësira të reja për çfarëdo fluksi tjetër të mundshëm.

Një reagim për këtë bëri edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Jozef Borell që quajti një vendim historik dhe që do të sjellë përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në pasi tashmë i gjithë Ballkani Perëndimor është i lidhur me zonën Shengen.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share