Nga sot futbolli mund të marr kahje tjetër, vije vendimi i shumëpritur

Ka ardhur dita më e shumëpritur për të gjithë futbollin europian. Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED) në Luksemburg do të marr një nga vendimet me të rëndësishme të viteve të fundit në këtë sport.

Gjykata do të marr vendim nëse ka bazë ligjore për krijimin e Superligës së Evropës, ose jo.

Vendimi do të fokusohet nëse ka një monopol nga ana e UEFA-s kur bëhet fjalë për organizimin e garave të klubeve dhe nëse konkurrenca e lirë që ekziston në Bashkimin Evropian bie ndesh me mënyrën e menaxhimit të futbollit që kanë si UEFA ashtu edhe FIFA.

‘A 22’ kërkon që Bashkimi Evropian, në këtë rast, gjykata e tij, të vendosë për mundësinë e organizimit të llojeve të tjera të garave jashtë organit më të lartë evropian të futbollit.

Vetëm Barcelona dhe Real Madrid deklarojnë hapur mbështetjen dhe mbështetjen për projektin e Superligës./Indeksonline/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share