Nga shpërthimi në një xhami në Kabul mbesin të vdekur 21 persona

Nga shpërthimi që ka ndodhur në një xhami në kryeqytetin afgan, Kabul përgjatë lutjeve në mbrëmje më 17 gusht, kanë mbetur të vdekur 21 persona.

Zëdhënësi i policisë, Khalid Zadran, tha më 18 gusht se 33 persona të tjerë janë plagosur në shpërthim.

Zabihullah Mujahid, zëdhënësi i qeverisë talibane, konfirmoi se kishte të vdekur dhe të plagosur në shpërthim, por nuk specifikoi numrin e saktë.

“Vrasësit e civilëve dhe autorët… së shpejti do të dënohen për krimet e tyre”, tha ai në Twitter.

Organizata joqeveritare italiane – Emergency, e cila operon një spital në Kabul, tha se “shumica e pacientëve që erdhën pas shpërthimit vuajnë nga plagët e shkaktuara prej predhave dhe djegieve”.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por dega lokale e Shtetit Islamik ka shtuar sulmet që kur talibanët u kthyen në pushtet në gusht të vitit të kaluar, pas tërheqjes së forcave të udhëhequra nga SHBA-ja.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share