Nga sfondi me ngjyra e deri te regjistrimi ndryshe i ekranit, risitë e iPhone javën e ardhshme

Apple ka konfirmuar përditësimin e radhës për iPhone javën e ardhshme. Tek përditësimi i ri do të ketë një sfond të ri me ngjyrat e  “LGBTQ+” , një tab të quajtur “My Sports” dhe një aftësi të shtuar për Siri-n.

Apple ka lajmëruar dhe një “Pride Edition Sport Band” për orat inteligjente, i cili do ketë ngjyrat origjinale të flamurit të komunitetit LGBTQ+. Tashmë tabi i “My Sports” do t’ju bëjë të mundur të zgjidhni ekipet tuaja të preferuara si në futboll ashtu dhe basketboll. Aty do të përfshihen dhe rezultatet e ndeshjeve, lajmet, videot apo dhe ndeshjet e planifikuara nga skuadrat.

Sfondi i ri me ngjyra

Dhe së fundmi, nëse më parë ju duhej të shtypnit butonin e kuq për të regjistruar ekranin tuaj, tashmë mund t’i thoni Siri-t ta bëjë. Thjesht thuaj “fillo regjistrimin në ekran” dhe Siri do veprojë në mënyrë direkte. Më pas regjistrimin do të mund ta ndaloni me një trokitje te ekrani ose duke ja kërkuar që të ndalojë. “Siri, start screen-recording” dhe në fund “Siri, stop the screen-recording.”

“My Sports”

Po ashtu nëse zotëroni një Apple TV 4K, që pas Prillit ka një përditësim të ri. Ju do të mund të shihni ndeshjet e Major League Soccer ose lojërat e Major League Baseball të ofruara përmes Apple TV Plus, të njohura si Multiview.

Siri

Nëse jeni regjistruar në programin iOS beta, duhet të keni tashmë akses në iOS 16.5.  Pasi të ndodhë, do të keni mundësi të shkarkoni versionin e ri duke shkuar te aplikacioni Cilësimet, duke zgjedhur Të përgjithshme dhe më pas duke trokitur te Përditësimet e Softuerit.

Ashtu si versionet e tjera të iOS 16, përditësimi i iOS 16.5 kërkon një iPhone 8 ose më të ri./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share