Nga puthjet që kapitenët donin të shihnin, tek kimia mes personazheve dhe deri tek puthjet e prera në montazh nga “Zemër Luana”

Sonte është nata e fundit për këtë sezon e spektaklit ‘Zemër Luana’ në Tv Klan, e sigurisht mes gjithë të ftuarve, pyetjeve e lojrave të këtij sezoni, mbrëmja e sonte ka qenë e dedikuar autores dhe moderatores Luana Vjollca si dhe kapitenëve Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku, ku as ata nuk u kanë shpëtuar pyetjeve interesante dhe ngacmuese për personazhet që kanë qenë të ftuar gjatë gjithë sezonit.

Ata kanë realizuar lojën “Zari i puthjeve”, ku sa herë rrotullonin zarin duhet t’i përgjigjeshin një pyetje.

Ndonëse pyetja e parë për Olsin ka qenë se cilët personazhe do donte ai t’i shihte duke u puthur, duke u bërë fjalë për vajza të ftuara dhe Olsi nuk ka ngurruar të zbulojë emrat e Albërije Hadërgjonaj dhe Irini Qirjakos.

Në anën tjetër Besi duhet të tregonte në bazë të pyetjes së tij, se cilët prej personazheve të ftuar në “Zemër Luana” kanë patur aq shumë kimi, sa gati sa nuk janë puthur në skenë.

Fillimisht ai ka thënë për Nik Xhelilaj dhe Sara Kolamin, e më pas ka përmendur edhe Antonela Berishën me Dren Abazi.

Por cilëve u janë prerë puthjet në montazh, ka qenë një pyetje me kuriozitet mjaft të madh, e cila i ka qëlluar Luana Vjollcës, e cila ka rrëfyer se nuk është asnjë puthje që personazhet nuk e kanë dashur, por është puthja e një çifti që nuk ndalonin së u puthuri pas dënimit, duke mos zbuluar emra më tej. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share