Nga Parisi në Doha me biçikletë

Aventura e dy çiklisteve franceze që përshkuan rreth 7000 km për tre muaj

Kur çiklistët francezë Mehdi Balamisa dhe Gabriel Martin u larguan nga Parisi mbi biçikletat e tyre tre muaj më parë, kishin për të përshkuar 7000 kilometra, për të shkuar në Katar në kohë, për të ndjekur Kupën e Botës.

Balamisa tha përpara takimit që Franca pati kundër Danimarkës, se eksperienca ishte e jashtëzakonshme.

“U bë gati një javë që jemi këtu dhe mezi po e kuptojmë atë që kemi bërë. Kemi shumë kujtime që na kalojnë në kokë. Jemi pak të lodhur, këmbët na dhembin disi, por nuk është asgjë përpara lumturisë që kemi përjetuar”, ka çiklisti thënë Mehdi Balamissa.

Ndërsa çiklistin tjetër Martin, ajo që e ka prekur, është mikpritja e njerëzve.  Ata filmuan një burrë , duke i pritur me makinën e tij përgjatë një rruge të shkretë për t’u dhënë ujë.

“E sigurt se kjo do ta ndryshojë mënyrën se si ne veprojmë në përditshmërinë tonë. Pas tre muajve në vetmi e gjejmë veten mes njerëzve, në festë. Edhe pse ky ndryshim të trondit, më gëzon, sepse ne jemi në festën e madhe të futbollit. Tani do të mbështes Francën deri në fund”, është shprehur Gabriel Martini.

Të dy, arritën të takonin edhe ekipin francez të futbollit në ditën e mbërritjes së tyre.

Madje futbollistët e përfaqësueses zbritën nga autobuzi për t’i takuar dy tifozët special.

Balamisa zgjodhi që helmetën e tij ta ndryshonte me flamurin francez. Ndërkohë që federate e futbollit u ofroi bileta për takimet e “Lë Blë” në kampionatin botëror.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share