Nga nesër transportuesit privat nuk do të qarkullojnë/ Shoferët nga muaji janar nuk janë paguar!

Nga nesër autobusët privat nuk do të qarkullojnë nëpër Shkup por do të jenë të parkuar nëpër garazhe. Një vendim ti tillë nga transportuesit vjenë pasi ata nuk kanë janë paguar që nga muaji janar.

Problemi me transportuesit privat asesi të gjej zgjidhje e këtë më së shumti e pësojnë qytetarët. Edhe në këto temperature të larta të të xehtit afrikan, qytetarët do të ngelin nëpër stacionet e autobusave ose do të detyrohen të shfrytëzojnë alternativat tjera. Kjo për arsye se nga nesër transportuesit privat nuk do të qarkullojnë në qytet.

“Mendoj që nuk është mirë, duhet të ketë tani është edhe shumë nxehtë duhet të ketë autobusë”.

“Duhet të ketë autobusë nuk duhet që popullli të paguaj për këtë. Po si jo për udhëtarët apo, shumë rënd do të jetë”.

Tre kompani private janë dakorduar që të mos bllokojnë rrugët duke protestuar por kanë vendosur që të qarkullojnë duke filluar nga ora 05:00 deri ora 10:00, dhe më pas të kthejnë autobusët në garazhde.

Punëtorët e kësaj ndërrmarje edhe pse nuk prononocohen para kamerave por prapa tyre bëjnë të ditur se kanë marrë paradhënie vetëm në pesë javët e para pas arritjes së marrëveshjes dhe më pas asgjë për gati një vit. Ata thonë se nuk janë paguar as shpenzimet e të tjera për trafikun në linjat e qytetit në Shkup, por duke u përballur edhe me shumë probleme të tjera. Borxhi total sipas tyre është rreth 2 milion euro, ndërkaq në mungesë të mundësive për të mbuluar harxhimet, ato deri tani janë detyruar të punojnë me kapacitet të reduktuar.

Ndërkaq kujtojm që qytetarët e Shkupit vitin e fundit vazhdimisht përballen me probleme dhe mungesë të linjave të autobusëve si ato privat edhe ato public. Qyteti i Shkupit që nga janari i këtij viti nuk ka shlyer borxhet ndaj vozitësve privatë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share