Nga nesër mot me shi dhe stuhi, teksa në male do të bie borë

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik pasditen e nesërme dhe të martën do të ketë reshje shiu që do të jenë të shumta, ​​me karakter të rrëmbyeshëm dhe me bubullima të rralla.

Siç bën të ditur DPHM, në nivel lokal proceset do të jenë në formë stuhie të përcjella me erë të fortë me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë.

Sipas parashikimit të Administratës për Çështje Hidrometeorologjike, të mërkurën do të mbajë mot pjesërisht i vranët me reshje lokale shiu, ndërsa të enjten do të ketë sërish reshje shiu, të cilat në vend do të jenë më të bollshme me karakter të rrëmbyeshëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share