Nga ndërrimi i pelenave tek kujdesi ndaj Marget, Getoar Selimi bën premtimin e madh për të voglën e tij

“Babai” i repit, Getoar Selimi ka qenë një ndër të ftuarit e emisionit “Zemër Luana” nga Luana Vjollca në Tv Klan, ku ka realizuar sfida nga më të ndryshmet dhe ka qenë pa doreza.

Një ndër sfidat për të ka qenë ajo e prindërimit, ku një vogëlushe i ka realizuar një pyetësor për të voglën e tij Marget. Një ndër pyetjet  e para ka qenë: A i ke ndërruar ndonjëherë Marget pelenat?

Geti është përgjigjur duke treguar se e ka bërë këtë gjë teksa Marget ka qenë e vogël, por tani u bë disa kohë që nuk e bën më. Gjithashtu reperi ka treguar se e vogla i ngjan shumë atij dhe ka qejf muzikën. Por nuk do donte të ndiqte hapat e Getit, pasi muzika në Shqipëri për vajzat është mjaft e vështirë.

Dhe sigurisht ky moment kaq i veçantë, siç nuk e kemi parë Getin asnjëherë më parë, nuk mund të mbyllej pa një premtim që reperi i bënte vogëlushes nga skena e “Zemër Luana”.

“Do të jem aty për ty në të mirë e në të keq”, ka përfunduar mes të tjerash.

VIDEO

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share