Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,56% në raport me vendimin e datës 20.7.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,141 %, te nafta për 0,923 %, te vaji ekstra i lehtë për 0,963 % dhe te mazuti për 1,883% .
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri ( EL-1) nuk ndryshojnë.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,411 den/kg dhe do të jetë 51,455 den/kg.
Nga data 22.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 98,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 101,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 100,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 98,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,455 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,40%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 22.7.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.
Lexo gjithashtu
Kovaçevski nuk pret ndryshime të reja në ekzekutiv
AHMETI TË SHTUNËN MBLEDH PARTINË NË REÇICË Kryeministri Dimitar Kovaçevski, informoi që sot do ta nënshkruaj propozimin për…
10.10.22 14:06
Sela: Shumë njerëz më kanë thënë se “Ti je vula e Aleancës për Shqiptarët”
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela për emisionin Debat Plus tha se vendimi për t’ia dhënë vulën…
02.04.24 19:48
Aktive dy zjarre në Makedonski Brod dhe Studeniçan, shtatë nën kontroll
Shkup, 9 gusht 2024 (MIA) – Nga 46 zjarre në hapësirë të hapur të regjistruara dje, 37 janë…
09.08.24 11:03