Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,82% në raport me vendimin e datës 15.7.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 2,610 %, te nafta për 1,943 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,302 % dhe te mazuti për 4,368% .
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 0,50 den/litër,
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,859 den/kg dhe tani do të jetë 50,044 den/kg.
Nga data 19.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 101,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 103,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 100,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 98,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 50,044 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,306%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 19.7.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.
Lexo gjithashtu
LSDM: Procesi i ndryshimeve kushtetuese është i hapur, do të sigurohet shumica e nevojshme
Blloku proevropian i udhëhequr nga LSDM-ja do të bëjë gjithçka për të kaluar bllokadën e rrugës evropiane të…
22.08.23 11:07
Parashikimi i motit 16 Qershor 2022
Në vendin fonë sot pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla, do të fryjë…
16.06.22 09:00
Moraçanin: Nuk pres sot të arrihet marrëveshje për ndryshimet kushtetuese
Kryetarja e DOM-it, Maja Moraçanin, pret që takimi I sotëm i liderëve të jetë konstruktiv. “Pres të kemi…
07.11.22 13:23