Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim,me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,51% në raport me vendimin e datës 20.06.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje te benzina mesatarisht për 1,537%, te nafta rritje për 0,460%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 0,935% dhe te mazuti ka ulje për 3,484%, për çka në strukturën e çmimeve të derivateve të naftës është bërë përshtatja e duhur.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, EURODIZELIT (D-E V) dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), nuk ndryshojn, deri sa çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU, ulet për 1,447 denarë/kg dhe do te jet 55,291 den/kg.
Nga data 23.06.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 110,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 112,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 110,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 107,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 55,291 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e
mëparshme, është më i lartë për 0,360%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 23.06.2022. Tregtarët me
shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve
të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar
Lexo gjithashtu
Detaje të reja nga plagosja dhe vetëvrasja në afërsi të Preshevës
Mbrëmë në afërsi të Preshevës ka ndodhur një tentim vrasje dhe vetëvrasje. Sipas raportimeve të mediave në Serbi…
08.03.24 13:06
Ahmeti: Gjithkund goditet BDI – se kanë me BDI-në por me shqiptarët!
Shqiptarët nuk mund të prezantohen në Qeveri nga një koalicion që nuk e reflekton vullnetin e shumicës së…
01.05.24 13:32
Ndryshimet kushtetuese/ Mickoski: Nuk dua ultimatume! VLEN-in do ta respektoj për aq vota sa ka, por VMRO ka 437 mijë votues…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për Kanal 5 ka folur për kushtin e koalicionit VLEN,…
09.05.24 19:48