Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,41% në raport me vendimin e datës 1.6.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 2,027 %, te nafta për 2,774 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,650 % dhe te mazuti për 0,69% .
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 denarë/litër.
Nga data 3.6.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 107,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 109,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 99,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 95,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 54,640 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e
mëparshme, është më i ulët për 0,101%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 3.6.2022. Tregtarët me
shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve
të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar
Lexo gjithashtu
Alternativa: Ministria e Financave po krijon kaos në vend se të ofrojë zgjidhje
Alternativa përmes një kumtese ka akuzuar Ministrinë e Financave se po krijon kaos dhe jo zgjidhje. Nga kjo…
07.12.23 12:16
Veles: Policia ”ruan” gjimnazin ”Koço Racin”, s’ka mësim për 16 nxënësit shqiptarë!
MASH: PAS TRE KËRKESAVE, SHKOLLËS DO T`IA DORËZOJMË EDHE SHKRESËN ME SPECIFIKIMIN E KANDIDATËVE” U ulën në bankat…
11.09.23 14:26
Ekipi mbrojtës i Boki 13 pas shtrirjes së tij në spital, thonë se do t’i hiqet lukthi
Ekipi mbrojtës i Bojan Jovanovskit Boki 13 bën të ditur se Jovanovski është shtrirë në spitalin “Shën Naumi…
17.03.23 11:57