Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se janë arrestuar dy persona nga Kosova, kapen në flagrancë në Koçan, malli i vjedhur iu kthehet pronarëve.
Më 21.07.2022 në Koçan, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Koçanit i kanë arrestuar B.A .(54) dhe S.S. (63), të dy nga Republika e Kosovës. Ata janë gjetur dhe kapur në Tregun e Qytetit të Koçanit teksa kryenin “vjedhje të rënda” në mënyrë të pacipë, përkatësisht duke marrë para dhe sende të tjera nga çantat e disa personave.
Objektet e konfiskuara janë gjetur dhe i janë kthyer pronarëve, ndërsa personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim përkatës thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Arrestimet e djeshme/ Ish drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski i pakapshëm për policinë!
Vasko Kovacevski ish drejtor I EMV-së vazhdon të jetë I pakapshëm për organet e rendit , këtë e…
11.12.24 13:15
Mexhiti: Do të ketë zv/kryeministër të parë dhe ai do të jem unë!
POSTI I ZËVËNDËSKRYEMINISTRIT TË PARË Izet Mexhiti thotë preras se do të jetë zv/kryeministër i parë, por thekson…
21.06.24 12:38
Euro, dollarë, por edhe lira, franga dhe denarë – këto janë valutat që gjeti policia gjatë aksionit në “Tabanoc”
Në aksionin e mbrëmshëm të policisë dhe Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion është gjetur një kuti…
26.12.22 09:40