Nga Gostivari për Turqinë janë dërguar mbi 100 mijë euro dhe dy kamionë me ndihma humanitare

Në disa aksione të organizuara në rajonin e Gostivarit për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, janë grumbulluar më shumë se njëqind mijë euro dhe një sasi e madhe batanije, rroba dhe produkte higjienike. Mjete të konsiderueshme siguroi edhe myftiu i Gostivarit, ndërsa kontribut të madh dhanë edhe iniciativat e të rinjve që grumbulluan shuma dhe donacione më të mëdha.

Nismëtarët e aksionit dhe fushatës më të gjerë për mbledhjen e ndihmave humanitare që filloi më 7 dhe përfundoi më 12 shkurt, i shpallën rezultatet e siç thanë ata shprehjes së solidariteti.

“Gjatë fushatës u prekëm thellë nga mbështetja morale dhe materiale e vëllezërve tanë shqiptarë, maqedonas dhe romë, ndihma e gjimnazistëve që na forcuan solidaritetin tonë, për çka sinqerisht i falënderojmë”, tha në fjalimin e tij për opinionin, Sadam Husein , përfaqësues i grupit të nismëtarëve

Mjetet materiale të mbledhura: batanije, çizme dimërore, pallto, mjete higjienike, veshje për fëmijë dhe ushqime, të cilat u ngarkuan në një kamion me dy rimorkio, iu dorëzuan guvernatorit të Qarkut Ipsala dhe Departamentit të policisë Ipsala.

Tre aksione me donacione personale ka pasur edhe në lagjet përreth ku po rregullohet dokumentacioni, por fillimisht bëhet fjalë për rreth 30 mijë euro.

Komuniteti më i madh turk në Maqedoninë e Veriut jeton në Gostivar dhe komunën fqinje të Vrapçishtës dhe në periudhën e kaluar janë krijuar bashkëpunim dhe marrëdhënie miqësore të rëndësishme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share