Nga fustani saten e deri te këmisha e bardhë! “Look-u” perfekt për mbrëmjet në plazh

Pushimet verore janë periudha që presim gjatë gjithë vitit për të lënë punën dhe për t’u qetësuar. Sapo shkojmë në plazh, gjëja e parë që mendojmë është të zhytemi në det, më pas të shijojmë një drekë e së fundmi pamjen fantastike të perëndimit.

Në darkë nis argëtimi, festa në plazh, kokteje të lezetshme apo shëtitjet. Por, për vajzat përpos gjërave të domosdoshme në çantën e plazhit nevojiten shumë veshje shoqëruar me aksesorë për t’u dukur sa më bukur e pse jo për të realizuar fotot perfekte.

Ne do ju japim disa ide për “look-un” tuaj gjatë pushimeve. Një fustan saten me sandale të sheshta apo pantallona të shkurtra të kombinuara me bikinit e një këmishë të bardhë sipër.  Kur bëhet fjalë për flokët dhe grimin, nuk ka nevojë të stresoheni. Shijoni pamjet tuaj natyrale!

 


Lexo gjithashtu
Total
0
Share