Nga e enjtja sërish do të rikthehen temperaturat e larta në Maqedoninë e Veriut

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm. Në shumë vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura të rrëmbyeshme (mbi 20 l/m2), erë të fortë dhe me breshëri.

Të mërkurën do të ketë dukuri të izoluar me reshje të dendura shiu dhe bubullima dhe do të fryjë erë mesatare nga veriu. Nga e enjtja temperatura ditore do të jetë në rritje.

Temperaturat minimale do të jenë prej 11 deri në 21, ndërsa maksimalet ditore do të arrijnë në 38 gradë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share