“Nga 16 marsi hyn në fuqi…” – Bytyqi paralajmëron ngrirjen e çmimeve të disa produkteve ushqimore

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, i ftuar në Klan Debat ka folur për krizën ekonomike dhe enrgjetike dhe për masat që po merr qeveria për t’u përballur me këtë krizë. Sipas tij, nga kjo javë do të hyjnë në fuqi një sërë masash.

“Që nga data 16 mars hy në fuqi ngrirja e çmimeve të produkteve të qumështit dhe brumërave. Pastaj, mendoj se gjatë kësaj jave do të kemi diskutim për ngrirje eventuale të çmimeve të produkteve tjera që hyjnë në produktet bazl ushqimore, po akoma jemi duke bërë analiza”, deklaroi Bytyqi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share