Nga 1 korriku patrullimi i përbashkët i policëve të Kosovës dhe Shqipërisë!

SEZONI TURISTIK

Ndonëse është hequr kontrolli kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për t`u lehtësuar qytetarëve qarkullimin ndërmjet dy vendeve, niveli I sigurisë nuk do të bie garantojnë institucionet përgjegjëse.

Nga data 1 korrik do të ketë patrullim të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Këtë e ka bërë të ditur ministry I Brendshëm Xhelal Sfeqla.

“Patrullimet do të fillojnë me dijen time prej 1 korrikut, qysh tash bashkëpunimi i Policisë i dy vendeve është shumë i mirë. Patrullimet, patjetër që do të ndihmojnë ata të jenë më efikas dhe të iu shërbejnë sa më mirë qytetarëve” – deklaroi Sveçla.

Me këto patrullime sipas tij rritetet niveli I sigurisë.

“Ju po e shifni se ne nuk kemi vetëm raporte zyrtare, kemi edhe raporte shumë  të mira ndër personale. Me ministrin Balla po punojmë shumë, të dyja palët, qoftë në ministri, qoftë në polici të dy vendeve që të ua lehtësojmë jetën qytetarëve por në të njëjtën kohë edhe të rrisim nivelin e sigurisë për të dyja vendet” – tha Xhelal Sfeçla- Ministër i Punëve të Brendshme

Patrullimet e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nisur shumë vite më parë dhe realizohen gjatë sezonit veror.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share