RRITJE DO TË KETË EDHE NË TARIFËN E LIRË PËR 0,65%
Komisioni Rregullator për Energjetik publikoi çmimet e reja të energjisë elektrike. Sipas vendimit të këtij komisioni nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike në bllokun e parë ndërkaq, rritje do ketë në bllokun e dytë për 0.85%, në bllokun e tretë me 1.92% dhe në bllokun e katërt me 1.88%. Kreu i këtij komisioni Marko Bislimovski bëri të ditur se rritje do të ketë edhe në tarifën e lirë për 0,65% më shumë.
“Për 88% të familjeve që janë në bllokun e parë dhe të dytë, çmimi i energjisë elektrike do të ketë rritje prej 0.4%. Për konsumatorët që janë në bllokun e tretë, që është rreth tetë për qind e familjeve, çmimi rritet me 0,48 % dhe për bllokun e katërt çmimi është rritur me 0,57%” – tha Bislimovski.
Sipas Bislimovskit për momentin me rëndësi është që furnizuesi universal të ndjekë drejtimin e dhënë nga Komisioni Rregullator për të optimizuar prokurimin e 15% për sasitë e energjisë elektrike të mbetur e që ESM nuk i ka ofruar çmim dhe tani duhet të prokurohen në tregun e lirë. Bislimovski apeloi që t’i kushtohet vëmendje blerjes së energjisë elektrike nga kapacitetet vendore më konkretisht nga burimet e rinovueshme. /tvklan.mk/