Nga 1 janari Shqipëria merr kryesimin me SHBA-Kartën e Adriatikut

HASANI: RRUGA JONË DREJT BE-së ËSHTË PA “POR” DHE PA “NËSE”!

Nga 1 Janari 2024 me SHBA-Kartën e Adriatikut do të kryesojë Shqipëria. Gjatë press-konferencës së përbashkët të dy Ministrave të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Bujar Osmani dhe Igli Hasani, në një farë mënyre u bë edhe pranim-dorëzimi i kryesimit me Kartën e Adriatikut, njofton KlanM.

SHBA – Karta e Adriatikut apo Platforma A5 ka arritur qëllimet, për shkak se vendet që themeluan këtë platformë u bënë anëtare të NATO-s, duke llogaritur edhe Malin e Zi. Në 20 vjetorin e Kartës është koha për koncept të ri strategjik për dekadën e ardhshme – u tha në Konferencën për media.

“Tre shtetet themeltare të iniciativës vecmë janë bërë anëtare të NATO-s. Ideja e themelimit asokohe ishte për t`i nxitur vendet për anëtarësim në NATO përfshirë këtu edhe Malin e Zi si anëtar shtesë”, tha Bujar Osmani.

“Nënvizojmë rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në konsolidimin e demokracisë dhe stabilitetit në rajon si dhe ndihmesën e tyre të cmuar në rrugëtimin tonë euroatlantik. Patjetër, sic tha edhe Ministri, mirëpresim pjesëmarrjen në takimin tonë të vendeve vëzhguese, Kosovës, Serbisë dhe Sllovenisë si një shembull I qartë I frymës së gjithëpërfshirjes së Kartës së Adriatikut”, tha Igli Hasani, Ministër i Jashtëm i Shqipërsisë.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë një punë të admirueshme në rrugën drejt BE-së dhe ne asnjëherë nuk kemi vënë peshore. Në këtë mënyrë e ka komentuar Ministri I Jashtëm Shqiptar, mundësinë e ndarjes së rrugëve të Tiranës dhe Shkupit drejt BE-së.

“Ne nuk bëjmë krahasime me të cilët vetëm do të largonim nga fryma jo vetëm e bashkëpunimit por edhe integrimit. Ajo që është e rëndësishme është se ne I kemi kryer detyrat tona dhe do të vazhdojmë t`i kryejmë detyrat tona. Rruga për Shqipërinë dhe vendet e rajonit drejt BE-së është pa “por” dhe pa “nëse”, tha Igli Hasani.

RMV-ja gjatë vitit 2023 krahas kryesimit me OSBE-në, sic njofton KlanM, kryeson me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, por gjithashtu kryesoi edhe me një platformë mjaft të rëndësishme rajonale me SHBA – Kartën e Adriatikut që ndryshe njihet edhe si platforma A5./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share