Kushtëzimet e Lëvizjes Besa janë të paarsyeshme dhe bëhen për përfitime politike. Kështu konstatoi deputeti i ASH-së, Atnan Neziri në Klan Debat, duke kundërshtuar deklarimet e Fadil Zendelit të Besës, i cili tha se nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, nëse bashkë me to nuk hiqet edhe 20 përqindëshi për gjuhën shqipe.
“Format e kushtëzimeve për poentime politike, besoni janë të dhimbshme për shkak se u japin hapësirë të tjerëve, konkretisht VMRO-së, të cilët kanë dilema”, tha mes tjerash Anan Neziri./KlanMacedonia