Neziri i ASH: VMRO të jetë më serioze, ndryshimet kushtetuese të patjetërsueshme

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Atnan Neziri në Klan Debat ka folur për grupet punuese rreth ndryshimeve kushtetuese dhe bojkotit që po i bën këtij procesi opozita maqedonase. Sipas Nezirit, VMRo duhet të sillet më me seriozitet sa i përket kësaj çështjeje sepse sipas tij, edhe vet VMRO është e vetëdijshme se pa ndryshime kushtetuese, vendi nuk mund të ecë drejt integrimit në BE.

“Besoj se serioziteti i tyre duhet të rritet, ndërsa uroj që këto persona të emërohen në këtë grup punues dhe të bëjnë më të mirën e mundshme, që të realizohen ndryshimet kushtetuese”, tha mes tjerash Atnan Neziri./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share