Jo rrallë herë futbollistët më me nam në glob komentohen edhe për jetën e tyre personale, por edhe për raportet kolegiale.
Kësisoj, së fundmi në media u pretendua për një prishje raporti në mes të Kylian Mbappe dhe Neymar, por ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.
“Të gjithë padyshim kanë shpresa të mëdha për Kupën e Botës dhe nuk ndihen të shqetësuar, por të emocionuar. Të gjithë duan të jenë në Kupën e Botës”, ka thënë Neymar, shkruan The Telegraph, transmeton Klankosova.v.
“Kemi bërë shaka me Messi-n dhe Mbappe-n në lidhje me mundësinë e përballjes me njëri-tjetrin në finale. Unë u thashë atyre se do të bëhem kampion bote, kemi qeshur shumë me njëri-tjetrin.Të luash me Messi-n dhe Mbappe-n është një kënaqësi e madhe. Ata janë lojtarë të mëdhenj, por Botërorin dua ta fitoj unë”, shtoi ai duke qeshur.
Brazili nuk e ka fituar Kupën e Botës që prej vitit 2002.