Neymar mund të rikthehet te Barcelona

Gjatë dy javëve të fundit, Neymar Junior është lidhur shumë me një rikthim në Barcelonë, gjashtë vjet pasi ai u largua nga klubi për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain në një marrëveshje rekord që kushtoi 222 milionë euro.

PSG dëshiron të heqë qafe Neymarin para fundit të afatit kalimtar të kësaj vere dhe ka të ngjarë të pranojë oferta shumë më të ulëta se vlera që pagoi në vitin 2017.

Kjo është e mirë për Barcelonën, e cila nuk mund të përballojë të shpenzojë shumë për shkak të çështjet financiare.

Sipas gazetës Sport, PSG do të lejojë që Neymar të ribashkohet me Barcelonën këtë verë, megjithëse kampionët e La Liga kanë rezerva për nënshkrimin e sulmuesit brazilian.

Gjegjësisht, trajneri Xavi Hernandez nuk është i bindur se do të ishte një përforcim i mirë për skuadrën e tij.

Në këtë fazë, Barcelona nuk është duke avancuar në një marrëveshje për të nënshkruar me Neymar, edhe pse kjo mund të ndryshojë nëse ata do të bëjnë një shitje të madhe.

Megjithatë, ekziston një shans – edhe pse shumë e vogël – që 31-vjeçari të kthehet në Kataluni në të ardhmen e afërt.   

Lexo gjithashtu
Total
0
Share