Shpreson të jetë në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut
Humbja ndaj Kamerunit është lënë pas krahëve dhe Brazili i Tite është në kërkim të fazës tjetër të botërorit Katar 2022. Por për të kaluar duhet të përballet këtë të hënë me Korenë e Jugut.
Skuadra është e motivuar. E qetë dhe më shumë shpresë pasi nga fushat e stërvitjes erdhi lajmi se Neymar është rikthyer në aktivitet duke u stërvitur me topin.
Sulmuesi përpiqet të jetë në top formë dhe në dispozicion të trajnerin me shpresën se do të jetë titullar në ndeshjen e radhës, të paktën të jetë në stol, në duelin ndaj aziatikëve.
Mjeku i skuadrës ka pranuar se në varësi të gjendjes së tyre këtë të dielë do të kuptohet nëse do të jetë në gjendje apo jo.
Neymar pësoi një lëndim serioz në ndeshjen ndaj serbisë ku pësoi 9 ndërhyrje të parregullta nga kundërshtarët më shumë se çdo lojtar tjetër deri më tani në këtë Botëror.
Kavilja e tij ishte e enjtur, duke sjellë shqetësim te përfaqësuesja braziliane. Ndërkaq Danilo ka treguar shenja pozitive rikuperimi, ndërsa është e nevojshme verifikimi i gjendjes së Alex Telles e Gabriele Jesus, që të dy kanë patur probleme më gjunjët.
Tv Klan