New York Times: Prokurori Jack Smith po planifikon dorëheqjen para se Trump të marrë detyrën

Prokurori që hetoi dhe akuzoi Donald J. Trump, Jack Smith planifikon të japë dorëheqjen përpara se të shkarkohet kur presidenti i ShBA-së të marrë detyrën në muajin janar të vitit të ardhshëm, raporton New York Times, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Smith po përgatitet që të përfundojë punën e tij bashkë me anëtarët tjerë të ekipit para se Trump të marrë detyrën e re.

Presidenti i sapozgjedhur Trump është zotuar se do të shkarkojë Jack Smith, i cili ngriti dy çështje penale federale kundër tij.

Rasti i parë përfshin keqpërdorimin e supozuar të dokumenteve të klasifikuara pasi Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë, akuza që ai i mohon.

E dyta ka të bëjë me përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj Joe Biden. Smith ngriti padi penale kundër Trump vitin e kaluar, por çështja ka mbetur në harresë pas një vendimi të Gjykatës së Lartë për imunitetin presidencial. Trump është deklaruar i pafajshëm.

/Reporteri.net/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share