Nevzat Bejta: Nuk i frikësohem aspak Taravarit

Nevzat Bejta në emision Klan Debat në pyetjen se a ka frikë nga Taravari pasi morri postin e kryetarit në detyrë në ASH, ai u përgjigj se nuk e ka frikë aspak dhe se bashkë me Ziadin Selën duhej edhe ai të jepte dorëheqje.

”Anketat tregojnë ne jemi shumë më para se Aleanca për Shqiptarët ata janë të dobët në shumicën e vendeve, bile edhe në Gostivar jemi përgjysëm. Shihni çka ju ndodhi në Tetovë “debakëll” politik ku e detyroi Ziadin Selën të japë dorëheqje, nëse kjo na ndodh neve atëherë gjithë kryesia japim dorëheqje, pra nuk i frikësohem aspak Arben Taravarit” – u shpreh mes tjerash Nevzat Bejta. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share