Neuralink merr miratimin e FDA për studimet tek njerëzit

Përmes mikrocipave kompania synon të ndihmojë të verbrit dhe personat me aftësi të kufizuar

Neuralink, kompania e implanteve të trurit të Elon Musk ka marrë dritën jeshile nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për të nisur studimin e parë klinik tek njerëzit. Kompania dëshiron të ndihmojë njerëzit e paralizuar dhe të verbrit të fitojnë sërish aftësitë e tyre duke lidhur trurin me kompjuterët.

Disa herë që nga viti 2019, miliarderi Elon Musk kishte parashikuar se kompania e tij e çipave të trurit do të siguronte së shpejti miratimin e FDA-së për provat njerëzore. Por aplikimi i kompanisë u refuzua në fillim të vitit 2022 dhe kompania po punonte lidhur me shqetësimet e agjencisë mbi sigurinë e implantit eksperimental.

Përmes një postimi në Twitter, kompania përshëndeti vendimin e marrë duke e cilësuar atë historik.

Ky është rezultat i punës së jashtëzakonshme nga ekipi Neuralink në bashkëpunim të ngushtë me FDA dhe përfaqëson një hap të parë të rëndësishëm që një ditë do të lejojë teknologjinë tonë të ndihmojë shumë njerëz.”

Musk ka paraqitur publikisht një plan ambicioz për Neuralink. Ai u bë kryefjala e mediave të huaja në fund të vitit të kaluar kur deklaroi se ishte aq i sigurt në sigurinë e këtyre pajisjeve sa do të ishte i gatshëm t’i implantonte ato tek fëmijët e tij.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share