Gjigandi i transmetimit Netflix po përgatit ndryshime në planin tarifor që pritet të hyjë në fuqi së shpejti, në fillim të vitit 2023.
Sipas asaj që ka mësuar The Sun, kushdo që ka një llogari abonimi në Netflix dhe passwordin e ndan me miq të tjerë, atëherë do të duhet të paguajë ekstra.
Kjo tarifë përflitet të jetë 2 Dollarë në muaj. Netflix e ka paralajmëruar këtë ndryshim për muaj të tërë, por duket se do të hyjë në fuqi në fillim të 2023.
Sipas The Sun, Netflix mund të lejojë deri në 4 llogari për familje me tarifat aktuale. Por nëse passwordi u jepet më shumë personave se sa kaq, atëherë do të ketë një pagesë ekstra. Megjithëse thuhet për 2 Dollarë, nga Netflix nuk ka ende asgjë të konfirmuar zyrtarisht.
Kjo politikë do të rriste ndjeshëm të ardhurat e Netflix nëse do të aplikohet. /tvklan.al