Netanyahu pritet me protesta në Uashington

NË FOKUS GJENDJA E PAQËNDRUESHME NË LINDJEN E MESME

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është pritur me protesta në Uashington. Protesta u organizuan edhe në Capitol Hill ku u arrestuan 400 persona.  Netanyahu do të mbajë një fjalim në Kongresin amerikan ku në fokus do të jetë gjendja e paqëndrueshme në Lindjen e Mesme. Ai pritet të takohet edhe me ish presidentin amerikan Donald Trump.

Vizita e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është pritur me protesta në Uashington.

Demonstruesit u mblodhën në hotelin Watergate në Uashington, DC ku po qendron Netanyahu-t, ndërsa brohorisnin “Netanyahu shko në ferr”.

Protesturesit hebrenj pro-palestinezë organizuan një protestë brenda Capitol Hill, përpara fjalimit të kryeministrit të Izraelit dhe Benjamin Netanyahu në mbledhjen e përbashkët të Kongresit. Rreth 200 demonstrues u arrestuan në Capitol Hill.

Mes të tjerash Netanyahu pasi mbërriti në SHBA mbajti edhe një takim me familjet e pengjeve për të cilën tha se marrëveshja është afër por do të realizohet me faza. Familjet i kërkuan kryeministrit izraelit që të pranojë planin e armëpushimit të propozoi presidenti amerikan Joe Biden në muajin maj. Në prag të fjalimit të Netanyahut në Kongresin Amerikan, familjarët mbanin fotografi të njerëzve të tyre të dashur fati i të cilëve mbetet mister.

Fjalimi i Netanyahut pritet të fokusohet në koordinimin e reagimit izraelit dhe të SHBA-së ndaj situatës së paqëndrueshme në Lindjen e Mesme, ku ekziston një rrezik në rritje që lufta e Gazës të përhapet në një konflikt më të gjerë rajonal. Ai gjithashtu pritet të përdorë fjalimin e tij për të bërë thirrje për veprime më të forta kundër Iranit, i cili mbështet Hamasin dhe luftëtarët e Hezbollahut të Libanit.

Ky do të jetë takimi i parë i Biden me një udhëheqës të huaj që kur ai zgjodhi të mos kandidojë për t’u rizgjedhur dhe miratoi zëvendëspresidenten Kamala Harris si pasardhësin e tij si kandidaturë presidenciale demokrate. Dhjetëra ligjvënës demokratë do të anashkalojnë fjalimin e Netanyahut në shenjë proteste ndaj luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë rreth 39 mijë palestinezë. Senatori Bernie Sanders tashmë ka konfirmuar se do të bojkotojë fjalimin dhe e quajti Netanyahun “kriminel lufte”. Netanyahu pritet të takohet edhe me ish-presidentin amerikan Donald Trump në Florida si dhe me zv.presidenten amerikane Kamala Harris.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share