Netanyahu mbron para Kongresit luftën në Gaza – Protesta në Uashington, kërkohet arrestimi i tij

NETANYAHU MBRON PARA KONGRESIT LUFTËN NE GAZA

Në Kongresin amerikan kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë kritikat se fushata izraelite që ka shkatërruar enklavën palestineze. Fjalimi i tij u shoqërua me protesta në Uashington ku demostruesit kërkuan arrestimin e tij dhe e cilësuan kriminel lufte. Ndërkaq në Gazën jugore ushtria izraelite ka gjetur sërish trupat e pesë pengjeve të vrara që në tetorin e kaluar.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu skicoi një skicë të paqartë të një plani për një Gazë të deradikalizuar pasluftës në fjalimin në Kongresin amerikan.

I pritur me ovacione dhe brohoritje nga republikanët, ndërsa dhjetëra ligjvënës demokratë e anashkaluan fjalimin e tij, Netanyahu hodhi poshtë kritikat se fushata izraelite që ka shkatërruar enklavën palestineze.

“Ne takohemi në një udhëkryq historik. Bota jonë është në trazira. Në Lindjen e Mesme boshti i terrorit i Iranit përballet me Amerikën, Izraelin dhe miqtë tanë arabë. Që forcat e qytetërimit të triumfojnë, Amerika dhe Izraeli duhet të qëndrojnë së bashku sepse kur qëndrojmë së bashku, ndodh diçka shumë e thjeshtë, ne fitojme dhe ata humbasin”, tha Netanyahu.

Ai fajësoi Hamasin për raportet e urisë në Gaza dhe këmbënguli se Izraeli po mbronte civilët atje dhe u shpreh se Izraeli ishte i angazhuar intensivisht në përpjekjet për të liruar pengjet e mbetura të mbajtura nga Hamasi.

“Ndërsa flasim, ne jemi aktivisht të angazhuar në përpjekje intensive për të siguruar lirimin e pengjeve kam besim se këto përpjekje mund të kenë sukses. Dua të falënderoj Presidentin Biden për përpjekjet e tij të palodhura në emër të pengjeve dhe për përpjekjet e tij për familjet e tyre”, th Netanyahu.

E teksa mbante fjalimin në Kongres, mijëra njerëz u mblodhën në Uashington, DC duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe duke e cilësuar kryeministrin izraelit si një “kriminel lufte”.

Ndërkaq disa të tjerë mbanin flamuj palestinezë dhe një pankartë ku shkruhet “Arrestoni Netanyahun “, një mesazh që ishte projektuar gjithashtu në fasadën e ndërtesës.

Në një fjalim që zgjati rreth një orë Netanyahu theksoi gjithashtu se ndihma ushtarake e shpejtë e SHBA-së duhet të përshpejtohet. Netanyahu nuk përmendi krijimin e një shteti palestinez, por nuk përjashtoi mundësinë e Autoritetit Palestinez të udhëhequr nga Bregu Perëndimor, roli i të cilit në një zgjidhje të ardhshme me dy shtete favorizohet nga administrata Biden, por kundërshtohet nga partnerët e koalicionit të tij.

Protesta u mbajtën edhe në Tel Aviv ku familjet e pengjeve u shprehën të zhgënjyer nga fjalimi i tij. Grupi militant Hamas u shpreh se fjalimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Kongresin amerikan ishte plotë gënjeshtra dhe tregon se ai nuk është serioz për një armëpushim. Ndërkaq nga ofensiva në jug të Gazës që nga e hëna ushtria izraelite Izraeli ka vrarë 129 palestinezë në Khan Younis si dhe deri në 150,000 palestinezë janë detyruar të ikin. Gjithashtu forcat izraelite kanë gjetur trupat e pesë pengjeve të vrarë në sulmin e Hamasit më 7 tetor. Katër pengjet e tjera ishin dy ushtarë rezervë dhe dy ushtarë të rekrutuar të vrarë në luftime gjatë sulmit të 7 tetorit./tvklan.mk/

GAZETARE: LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share