Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli do të vazhdojë fushatën deri në fitoren absolute.
Ai kështu u shpreh pasi presidenti amerikan Joe Biden, tha se shpresonte që një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit mund të sigurohet deri në fund të fundjavës.
Njeriu që udhëheq Amerikën, këtë e tha si një përgjigje kur u pyet nga gazetarët se kur mendonte se mund të fillonte një armëpushim në Gaza, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Duke iu përgjigjur komenteve sot, Netanyahu tha se ai ka “udhëhequr një fushatë politike, qëllimi i së cilës është të frenojë presionet që synojnë t’i japin fund luftës para kohës së saj”.
Ai iu referua sondazhit të Howard-Harris të publikuar sot në ShBA, i cili tregon se 82% e publikut amerikan mbështet Izraelin.
“Kjo do të thotë se katër nga pesë qytetarë në Shtetet e Bashkuara mbështesin Izraelin dhe jo Hamasin. Kjo na jep edhe dy forcë për të vazhduar fushatën deri në fitoren absolute”, deklaroi Netanyahu.