Netanyahu: Izraeli do të vendosë vetë se si t’i përgjigjet sulmeve të Iranit

Israel’s ex-premier and leader of the Likud party Benjamin Netanyahu addresses supporters at campaign headquarters in Jerusalem early on November 2, 2022, after the end of voting for national elections. – Netanyahu inched towards reclaiming power after projected election results showed a majority government was within reach for the veteran right-winger, but the outlook could shift as ballots are counted. (Photo by Menahem KAHANA / AFP) (Photo by MENAHEM KAHANA/AFP via Getty Images)

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha në një mbledhje të sotme të kabinetit se Izraeli do të vendosë vetë se si t’i përgjigjet sulmeve të fundjavës së Iranit.

“Falënderoj miqtë tanë për mbështetjen e tyre ndaj Izraelit. Ata gjithashtu kanë të gjitha llojet e sugjerimeve dhe këshillave, e vlerësoj, por dua ta bëj të qartë: Ne do t’i marrim vendimet tona dhe shteti i Izraelit do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur veten”, tha Netanyahu.

Netanyahu tha gjithashtu se qeveria do të miratojë një plan për rehabilitimin e vendbanimeve përreth Gazës me një kosto prej rreth 5 miliardë dollarë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Ne do të investojmë në strehim, infrastrukturë, arsim, punësim, mjekësi dhe më shumë”, është shprehur ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share