Netanyahu: Izraeli do të ketë përgjegjësinë e sigurisë në Gaza pas luftës

Israel’s ex-premier and leader of the Likud party Benjamin Netanyahu addresses supporters at campaign headquarters in Jerusalem early on November 2, 2022, after the end of voting for national elections. – Netanyahu inched towards reclaiming power after projected election results showed a majority government was within reach for the veteran right-winger, but the outlook could shift as ballots are counted. (Photo by Menahem KAHANA / AFP) (Photo by MENAHEM KAHANA/AFP via Getty Images)

Kryeministri izraelit është shprehur në një intervistë për ABC News se do të lejojë pauza humanitare në Gaza

Për herë të parë që nga nisja e luftës, kryeminsitri izraelit ka deklaruar se Tel Avivi do  të  përgjigjet për sigurinë në Gaza. Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan “ABC News” ai u shpreh se Gaza duhet të  qeveriset nga ata që nuk duan të vazhdojnë rrugën e Hamasit.

“Unë mendoj se Izraeli do të ketë për një periudhë të pacaktuar përgjegjësinë për sigurinë e përgjithshme, sepse e kemi parë se çfarë ndodh kur nuk e kemi ne atë përgjegjësi. Kur ne nuk e kemi  këtë përgjegjësi, ajo që ndodh është shpërthimi i terrorit të Hamasit në një shkallë që nuk mund ta imagjinojmë.”

Kryeministri Izraelit deklaroi se nuk do të ketë armëpushim në të gjithë Gazën. Megjithatë shtoi se për rastet e futjes së ndihmave, do të ketë armëpushim në zona të caktuara për disa orë.

 “Nuk do të ketë armëpushim, nuk do të ketë armëpushim të përgjithshëm në Gaza pa lirimin e pengjeve tona. Përsa i përket pauzave të shkurtra taktike, një orë këtu, një orë atje ne i kemi pasur ato edhe më parë. Besoj se do të veprojmë në përputhje me rrethanat, në mënyrë që të mundësojmë hyrjen e mallrave humanitare, ose daljen e pengjeve”.

Uashingtoni ka bërë trysni për pauza në konflikt për të lejuar hyrjen e ndihmave. Por ashtu si Izraeli, edhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nga një armëpushim i plotë do të përfitonte vetëm Hamasi.

Por zemërimi po rritet në mesin e palestinezëve të cilët vajtojnë për humbjen e të dashurve të tyre. Sulmet ajrore vijuan edhe këtë të martë në qytetet jugore të Gazës, Khan Younis dhe Rafah ku të paktën 23 persona humbën jetën. Shumë prej tyre po jetojnë në kushte ekstreme mes mungesës së ujit dhe ushqimeve. Banorët  që jetojnë në Rafah presin me orë të tëra për t’u furnizuar me ujë.

 “Siç e shihni, koha e pritjes është e gjatë. Ndonjëherë ne sigurojmë ujë, ndërsa herë të tjera jo. Rreth 20,000 familje i kanë shpresat tek ky tub uji. Situata është shumë e rëndë, jemi pa ujë, pa bukë dhe pa transport, pa makina.”

Izraeli e ka bombarduar enklavën që nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit një muaj më parë, kur luftëtarët e tij vranë 1400 njerëz dhe kapën 240 pengje.

Zyrtarët shëndetësorë të Gazës thonë se sulmi izraelit ka vrarë më shumë se 10,000 palestinezë, duke përfshirë rreth 4,100 fëmijë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share