Nesër takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel

STANO “AUTORITETET E KOSOVËS TË DORËZOJNË  RAPORT LIDHUR ME HETIMET NË BANJSKË”.

Nesër në Bruksel takohen Kryeministri Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti Serb Aleksandër Vuçiq. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, u bënë tirrje autoriteteve të Kosovës të dorëzojnë rapor lidhur me hetimet në Banjsko.

Të mërkurën kryeministri Albin Kurti dhe presidenti I Serbisë Aleksandër Vucviq do të ulën për herë të parë në tavolinën e bisedimeve në Bruksel pas sulmit të Banjskës.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, në njëkonferencë  për media tha se “autoritetet e Kosovës ende nuk kanë dorëzuar një raport lidhur me hetimet në Banjskë”.

Dek01. Peter Stano- Zëdhënës I BE-së

“Në lidhje me hetimin. Fillimisht, hetimi duhet të bëhet nga autoritetet kosovare. Nëse po i referoheni incidentit në Banjskë, të 24 shtatorit, kjo është diçka që ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe autoritetet kosovare janë përgjegjëse për hetimin dhe ofrimin e një raporti të plotë hetimi. Kjo nuk ka ndodhur ende, kështu që nuk mund të vazhdojmë pa pasur rezultatet e hetimit”

Tha se menjëherë pas sulmit e kanë bërë të qartë se cfarë presin nga të dyja palët.

Dek01. Peter Stano- Zëdhënës I BE-së

Kemi bërë të qartë pozitën tonë se çka presim nga dy palët, si Kosova ashtu edhe Serbia kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen e mundshme ose mbështetjen e këtij sulmi të tmerrshëm nga ana serbe. Përsëri e gjithë kjo duhet të jetë objekt hetimi, dhe gj  etjet do të përfshihen në raportin final, i cili me gjasë nuk është përfunduar ende ose të paktën, nuk na është vënë në dispozicion deri në këtë fazë”

Përfaqësuesi i lartë dhe emisari Mirosllav Lajçak, të mërkurën fillimisht do të kenë takime të ndara me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuciq duke nisur nga ora 15:00, për të pasuar me një takim të përbashkët trepalësh.

Takimi I fundit Kurti Vuciq ishte zhvilluar më 14 shtator 2023 por pa ndonjë rezultat.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share