Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidë të luftës dhe familjarë të Dëshmorëve, nesër me fillim prej ora 11:00, para Gjykatës Themelore – Shkupi 1, do të protestojnë për arrestimin e Blerim Ramadanit, njoftojnë nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së.
Ramadani u ndalua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia.
“Deklarativisht do të kërkojmë lirimin e menjëhershëm të bashkëluftëtarit tonë, Blerim Ramandanit”, thuhet në njoftimine e shoqatës.