Nesër protestë, Berisha thirrje qytetarëve: Bashkohuni në ditën e betejës!

Nesër në orën 17:00 opozita do të zhvillojë protestën e radhës në kuadër të mosbindjes civile. Kreu i demokratëve Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen pjesë e këtij tubimi, duke e cilësuar një ditë beteje.

“Të gjithë qytetarët e mbarë Shqipërisë vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit. Ju, keni epërsi të madhe, sepse gjatë këtyre 3 viteve ua keni bërë radiografinë dhe i keni nxirë para të gjithë shqiptarëve hajduta, ashtu siç janë”, deklaroi Berisha.

Sipas kryetarit të PD, tanimë që kjo forcë politike është e bashkuar nevojitet sensibilizimi i qytetarëve drejt “fitores së madhe”.

“Kështu pra, ne nisim këtë betejë të sigurtë në fitore. E nisim si njerëzit, si burrat dhe gratë që të pamundërën e bëjnë të mundur. E nisim si shumicë numerike dhe morale e shqiptarëve. E nisim me një program që ju jep përgjigjen më të shkëlqyer 3 muajt e parë problemeve më të dhimbshme të Shqipërisë, dhe vazhdon. E nisëm duke patur përballë një grup të urryer për shqiptarët. Një grup jnerëzisht, individësh që kanë vjedhur shqiptarët sa askush tjetër në histori dhe i ka përzënë ata nga Shqipëria. Nesër, në ora 17:00 është dita e betejës sonë, të gjithë sa janë qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit, narkodiktaturës dhe për të ecur, për ta festuar vitin e ri të sigurtë, në fitoren që meritojnë. Edhe njëherë, gëzuar festat e fundvitit. Fitore nesër, fitore në 11 maj”, shtoi Berisha.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share