Akrepat do të shkojnë 1 orë para, zgjatet dita
Rikthehet ora ligjore në natën mes 25 dhe 26 Marsit. Akrepat e orës do të shkojnë një orë përpara, duke bërë që të fitojmë një orë dritë më tepër në mbrëmje. Ora ligjore do të qëndrojë në fuqi deri 29 Tetor, me rikthimin e orës diellore apo asaj dimërore.
Ndryshimi i orës është propozuar për herë të parë në Evropë në vitin 1966 me qëllim për të kursyer kryesisht energji elektrike. Në vitin 2018 Komisioni Evropian propozoi anulimin e ndryshimit të orës, duke i lënë të drejtën çdo vendi të vendosë se cilën orë të aplikojë për gjithë vitin, ligjore apo diellore.
Më pas propozimi u pranua edhe nga Parlamenti Evropian, por nuk u aplikua dhe disktuimet mbi këtë çështje u pëzulluan për shkaqe të ndryshme, kryesisht nisja e pandemisë Covid-19.
Te vetmet vende të koninentit evropian që e kanë refuzuar ndryshimin e orës dhe mbajtjen gjatë gjithë vitit të asaj diellore, janë Rusia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Islanda dhe Armenia.
Ndërsa SHBA do të anulojnë përgjithmonë ndryshimin e orës në Tetor të 2023 me anë të ‘Sunshine Protect Act’.
Klan News