XHAFERI: MË 28 JANAR VOTOHET QEVERIA TEKNIKE
Kryeparlamentari Talat Xhaferi deklaroi sot se nesër është dita D për dorëheqjen e tij dhe të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, e rrjedhimisht edhe e gjithë qeverisë, përcjell KlanM. Gjatë brifingut me gazetarët, Xhaferi sqaroi se pas një takimi konsultativ që ka zhvilluar me kryeministrin aktual, kanë përcaktuam terminët për zbatimin e kësaj procedure së zgjedhjes së qeverisë teknike.
“Vendimi ishte që gjatë ditën e nesërme të fillon procedura me dhënien e dorëheqjes së Qeverisë, raportimi deri te kryetari i shtetit se, qeveria është në dorëheqje, pason dorëheqja e kryetarit të Kuvendit nga detyra e kryetarit të parlamentit, me çka hapet rruga që në seancën e parë të radhës e cila është konvokuar për më 26 janar të mund të konstatohet dorëheqja e Qeverisë aktuale, të konstatohet dorëheqja e kryetarit të parlamentit”, tha Talat Xhaferi.
Më pas siç sqaroi Xhaferi, në të njëjtën seancë të plotësohet rendi i ditës, ku si pikë e parë do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri të parlamentit dhe në të njëjtën ditë, kryetari i shteti me propozim të shumicës parlamentare, do t’i ndajë mandatin mandatarit të ardhshëm.
“Supozoj se 27-ti është e shtuna koha kur mandatari duhet të dorëzojë propozim programin dhe propozim përbërjen e Qeverisë deri te parlamenti dhe me atë hapet rruga që me 28 janar, që korrespondon me ditën e 100-të para ditës së zgjedhjeve të mbajmë dy seanca parlamentare, e para në të cilën do të zgjidhet qeveria dhe e dyta në të cilën, në bazë të asaj që me zgjedhjen e qeverisë ndërpritet mandati i deputetit gjegjësisht mandatarit ose kryeministrit teknik të zgjedhur në atë seancë, informohet KSHZ-ja se deputetit i është ndërprerë mandati, KSHZ-ja deri në parlament raporton për pranimin e kandidatit e ardhshëm”, tha Xhaferi.
Në të njëjtën ditë, kryeministri teknik propozon para kuvendit listën e ministrave dhe zëvendësministrave plotësues dhe ato janë dy pikat për të cilat do të duhet në të njëjtën ditë më 28, pas zgjedhjes së qeverisë, të konvokohet seancë e re parlamentare në të cilën pika e parë do të jetë verifikimi i mandatit të deputetit që pason pas kryeministrit teknik dhe pika e dytë zgjedhja e zëvendësministrave.
Kryeministër teknike sipas marrëveshjes politike, do të jetë Talat Xhaferi, ndërsa për kryeparlamentar pritet të zgjedhet Jovan Mitrevski nga LSDM./KlanMacedonia