Nesër akrepat kthehen një orë mbrapa, mund të flini një orë më shumë

Që nga nesër, ora do kthehet një orë mbrapa, saktësisht nga ora 03:00 në orën 02:00 të mëngjesit, siç ndodh në çdo të diele të fundit të tetorit.

Kalimi nga koha verore në atë dimërore, që shënon ardhjen e periudhës së dimrit, sjellë avantazhe dhe disavantazhe.

Ditën e parë, të gjithë njerëzit mund të shijojnë një orë gjumë shtesë, ndërkohë që në përgjithësi dita do të jetë më e shkurtë, ndërsa nata më e gjatë.

Ndërrimi i orës u prezantua për herë të parë në Evropë në vitin 1916, kur Gjermania, atëherë ende në luftë, po përpiqej të reduktonte konsumin e qymyrit.

Një numër studimesh kanë treguar që atëherë se ndikimi i tij në konsumin e energjisë tani është i papërfillshëm falë përparimeve në teknologji.

Ndryshe Qeveria e RMV-së vendosi  të mbajë sistemin aktual të numërimit të kohës pas analizave të bëra, nëse do të vazhdojë me numërimin veror. Ministria e Ekonomisë ishte ngarkuar të bënte të gjitha analizat e nevojshme për të parë nëse do të ishte e mundur kursimi i energjisë elektrike dhe termocentralit nëse do të mbetej llogaritja verore.

Nga llogaritja e treguar për nxehtësinë e kërkuar dhe nga analiza e ndryshimeve të temperaturave të jashtme në nivel orar, u vu re se mbajtja e orës verore do të shkaktojë rritje të konsumit të energjisë termike nga 1,5 në 3,5 për qind për sezonin e ngrohjes. Sipas analizave të bëra të lëvizjes së temperaturave në orët e mëngjesit dhe llogaritjeve për ngrohjen e nevojshme për ngrohje, është konstatuar se me kthimin në dimër do të kursehet konsumi i energjisë elektrike dhe ngrohjes, njoftuan nga Qeveria.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share