Struga Trim Lum nëse kualifikohet në raundin e dytë do të përballet me gjigantin turk, Galatasaraj.
Në hedhje ne shortit në Nion të Zvicrës, Struga Trim Lum është përfaqësuar me drejtorin sportiv Besar Isakun i cili ka publikuar një foto të përbashkët me përfaqësuesin e Galatasarajit Ugur YILDIZ.
“Drejtori sportiv i Struga Trim Lum, Besart ISAKU bashkë me përfaqësuesin e Galatasarajit, Ugur YILDIZ, dje në Nion të Zvicrës gjatë shortit për ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Kujtojmë, pikërisht Galatasaraji është kundërshtari i mundshëm i F.C. Struga. në raundin e dytë, gjithnjë nëse ekipi strugan eliminon fillimisht në raundin e parë ekipin lituanez të Zhalgiris”, thuhet në foton e publikuar mes përfaqësuesëve të dy klubeve./KlanMacedonia/