Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) raporton se është duke u bërë rregullimi dhe përditësimi i aplikacionit TVSH-ja ime.
Ndërkohë që përditësimi dhe rregullimi është në proces, qytetarët duhet të zgjedhin opsionin “Basic” në seksionin “PROFILI” të dritares “Lloji i skanerit të barkodit”, ku tashmë qëndron “Advanced”, për të skanuar faturat fiskale. Faturat fiskale që nuk mund të skanohen përmes opsionit “Basic” mund të skanohen në kioskat dhe lexuesit e barkodit të vendosura në ambientet e Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Pas përfundimit të këtij procesi, Drejtoria e të Ardhurave Publike do të njoftojë sërish qytetarët në “Lloji i skanerit të barkodit” që të zgjedhin opsionin “E avancuar” gjatë skanimit të kuponave fiskale.
Qeveria e prezantoi këtë projekt për të frenuar ekonominë gri dhe për moslëshimin e faturave fiskale.