Nëse keni shumë miq në Facebook dhe shumë foto në Instagram, ju mund të vuani nga ky çrregullim…

Rrjetet sociale mund të jenë mënyrë e mirë për t’u lidhur me miqtë dhe familjarët, por hulumtimet e reja tregojnë se nëse ju pëlqen X-i, Facebook-u dhe Instagram-i më shumë se ç’duhet, kjo mund të jetë shenjë e narcisizmit, shkruan Telegrafi. 

Studimi ka zbuluar një lidhje mes përdorimit të rrjeteve sociale dhe një forme specifike të narcisizmit.

Duke pasur në konsideratë se hulumtimet e mëhershme e kanë ndërlidhur përdorimin e rrjeteve sociale me shfaqjen e depresionit dhe mirëqenie më të dobët, ndoshta tani, pas këtij studimi tjetër, është koha të shmangeni pak nga rrjetet sociale.

Studimi ka zbuluar se përderisa të gjithë narcisistët i preferojnë rrjetet sociale, narcisistët grandioz – narcisizmi i të cilëve i ka rrënjët në kompleksin e tyre të superioritetit – i frekuentojnë rrjetet sociale më shumë se narcisistët e formave tjera – narcisizmi i të cilëve i ka rrënjët në pasiguritë e tyre.

Kësisoj, ekipi ka zbuluar një ndërlidhje mes numrit të miqve online dhe numrit të fotografive të ngarkuara, si dhe shkallën e narcisizmit të zbuluar te një individ.

Sipas “Personality Disorder Awareness Network”, narcisizmi është gjendje e shëndetit mendor e cila i shkakton njerëzit të obsesionohen me veten, qoftë me fuqinë, bukurinë apo prestigjin e tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share